Negociatat – Basha: I gatshëm të ulem nesër me kryeministrin Rama

Kreu i PD, Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD, tha se në videokonferencën me Daul dhe Hahn është shprehur shqetësimi për krizën politike në Shqipëri. Basha: Sot nuk kam pasur asnjë mundësi kontakti që të kontaktoj Presidentin e Republikës. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte se skadon afati. Afati ka skaduar më 28. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme. 18 qershori është i vdekur nga ana ligjore, dhe nga ana politike po se po. Pas një diskutimi të detajshëm nga gjithë anëtarët e grupit ky është vendimi i grupit parlamentar dhe me këtë vendim, jam i gatshëm që nesër në çdo lloj formati dhe ore të përcaktuar, të ulem me kryeministrin Edi Rama. Basha: BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë Basha: U hoqën paralele me Maqedoninë ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos pasur dy standardeve. Në një vend ku prodhohen përgjime dhe në një vend ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe. Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurrohet të shkojmë në qeveri teknike. E pa pranueshme është të cilësohet opozita si probleme. Për sa i përket problemit të drogës, jo vetëm që garantova të jemi aleat të Evropës, por jemi të mirëpritur për këtë hap gjigant që duhet të hedhim. Ndërkohë, që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi pasur asnjë propozim nga qeveria dhe kryeministri që janë përgjegjës për zgjedhje. Çfarë do të bësh me kriminelët në administratë? Çfarë do të bësh për drogën dhe bosët e drogës? Çfarë do të bësh për shtetin që është kthyer në garnizon elektoral. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Heqim dorë nga pjesa morale- PD është e gatshme që të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje, në momentin që ata bashkohen me ne. Largimi i tij për t’i hapur rrugë qeverisë teknike, mjafton si garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng vendin. Kompromenton interesat e Evropës, me një Shqipëri të dobët ku kufijtë kontrollohen nga krimi i organizuar. Nëse tradhtojmë kauzën, shqiptarët zhgënjehen– PD është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë dhe nëse ne tradhtojmë këtë kauzë, shumica e të cilëve kanë të drejtën ta trajtojnë si fatalitet, siç ka ndodhur me largime masive. Disa tradhtuan kauzën për një karrige –Shoh një grup të madh të zemëruarish që për karrigen tonë, shitëm kauzën e tyre. Këtë zemërim do ta kenë të pa kontrolluar dhe PD do jetë e cunguar për të qenë përkrah tyre. Në një dalje për mediat kryedemokrati Basha tha : Më lejoni ta nis me një keqardhje për numrin rekord të fake neës në portale dhe media të ndryshme. Një pjesë e tyre janë dezinformime, një pjesë kanë prapavijë nga Edi Rama. Jam këtu për të zbardhur pa asnjë rezervë mbledhjen e grupit parlamentar, video-konferencën me Daul dhe Hahn. Pjesë të tjera nga deklarata: Grupi parlamentar u mblodh sot për një komunikim të drejtpërdrejtë me Daul dhe Hahn. Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i madh për krizën politike në Shqipëri. U përcoll angazhimi afatgjatë i Bashkimit Evropian në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i mirëpritur. E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim veçanërisht me sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Evropian për drogën. U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar për të shmangur çdo keqinformim, të cilat nuk kanë munguar në raport me PPE dhe publikun shqiptar. Na paraqitën tre propozime; shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave me drejtues teknik dhe një paketë mikse, si zgjedhja me konsensus të Presidentit, Avokatit të Popullit, etj. Ne pamë në këtë pikë të tretë disa propozime tonat të majit të vitit të kaluar. Oferta jonë ishte: Prania e 4 ministrave teknik ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Edi Rama është gatshëm të blejë deputetë të opozitës dhe madje edhe të LSI-së. Kundër propozimi ishte që me qeveri teknike të propozohej nga Edi Rama ose Partia Socialiste. Për çështjen e datës, informohet nga një sërë procesesh. Çështja e kryetarit të KQZ-së për ne ishte e parëndësishme. Me këto çështje u ndamë. Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Pala tjetër qartësisht refuzoi. Patëm një komunikim nga BE. Ndava me Presidentin Daul dhe komisionerin Hahn, pra ajo që u paraqit si platformë zgjidhje, kryeministri Rama e dinte shumë më herët e se sa opozita.

Artikulli paraprakOPERACION KUNDËR TERRORIZMIT NË PARIS, 5 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërMOGHERINI DHE HAHN I KËRKOJNË HOXHAJT DEMARKACIONIN PARA LIBERALIZIMIT TË VIZAVE