Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi nga Berati qeverinë Rama se nuk ka bërë asgjë për këtë qytet.
Sipas tij kalldrëmet me të cilat krenohet, janë punë e pushtetit vendor. Ai tha se Kryeministri detyre primare ka ekonominë, për të cilën nuk ka bërë asgjë.Ai e quajti Ramën të papërgjegjshëm.
Basha: Si asnjëherë në 27 vite, e gjithë opozita është e bashkuar nën siglën e PD, që marshon në zgjedhjet e 25 qershorit me numrin 6 në fletën e votimit.Shpresat dhe ëndrrat tona jën marrë peng nga një klasë politikanësh të korruptuar.Kjo ka ngjallur një mosbesim të njerëzve te politika, katër vitet e fndit e kanë shkatërruar. Pushteti i këtyre katër viteve mori votën me premtime të mëdha dhe pastaj i degdisi premtimet.Çfarë ka bërë Edi Rama në këto katër vite për Beratin? Krenohet ditë për ditë me kalldrëmin. Lulishtja është bërë kalldrëm. Nuk është puna e Kryeministrit, janë vendime të pushtetit vendor. Detyra numër 1 është ekonomia. Keni dëgjuar ndonjë fjalë për ekonominë këto ditë në fushatë nga Edi Rama.Është i papërgjegjshëm.
Basha premtoi se ai nesër si kryeministër i Republikës së Re do të fokusohet terësisht në zhvillimin e ekonomisë, duke premtuar ulje taksash, investime në bujqësi dhe arsim.
Basha: Kryeministri i Republikës së Re, unë nuk jem Kryeministër i fasadave dhe ekraneve.Unë do jem Kryeministri i njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, i halleve tuaja, i projekteve tuaja. Unë do të jem Kryeministri i ekonomisë. Plani im ekonomik ka vulen e ekspertëve të ekonomisë të Angela Merkel, me një plan të fuqishëm ekonomik. Vendim i i parë do jetë ulja e taksave dhe TVSH. Do të investoj fuqishëm tek bujqësia.Të jetë jo thjesht industri mbijetese por pjesë e fuqishme e rritjes ekonomike. Do investoj fuqishëm tek arsimi. Do jem Kryeministri i taksave të ulëta. Hapja e vendeve të punës, hapja e fabrikave në Berat dhe gjithë Shqipërinë.