Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Kryetari i Partisë Demokrartike Lulzim Basha, ka thirrur në mbledhje kryetarët e degëve me të cilëve u prezantoi udhëzimin për riorganizimin në të gjitha nivelet e strukturave vendore.

Brenda datës 14 maji do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku, i cili ka për detyrë të marr masat organizative dhe të ftojë të brehen pjesë e procesit potencialet më të mira dhe më të afta njerëzore të partisë demokratike.

Ky proces është parashikuar të zgjasë deri në fund të qershorit, ndërsa më pas do të nis zgjedhja për kryetarët e degëve.

Çdo i zgjedhur në nivel vendorë ëhstë id detyruar të vetëdeklarohet për integritetin dhe etikën, ndërsa do ti nështrohen një procesi të hollësishëm të pastërtisë së figurës së tyre.

Burimet i thanë Ora Neës se përtej udhëzimit shkresorë, Basha, porositur strukturat dhe grupet e punës që të jenë të hapur, në mënyrë që procesi të jetë sa më gjithpërfshirës.

Basha u ka kërkuar strukturave të ftojnë në garë dhe të garantojnë proces të drejtë edhe për ata që njihen si kundërshtar të tij.

Pjesë e grupeve të punës për ristrukturimin e Partisë Demokratike, do të jenë dhe deputetë, por këtyre Basha u ka kërkuar në mënyrë të veçantë që të mos të ndikojnë dhe bëhën palë në proces, por të jenë garant i një gare të drejtë.

Për herë të parë pas ndryshimit të statutit në kuvend kombëtar, Partia Demokratike zgjedhjet ne nivel seksioni dhe grupseksioni do ti zhvillojë nëpërmejt parimit një anëtar një votë.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË MAMOGRAFIA NË DIBËR, MANASTIRLIU: INVESTOJMË 4.5 MLN € PËR SPITALET RAJONALE
Artikulli tjetërAMBASADA AMERIKANE KA NJË FTESË PËR SHQIPTARËT: BASHKOHUNI ME NE NESËR