Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka uruar suksese kryeministres së re të Italisë Giorgia Meloni.

Basha shprehet se është i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej.

Postimi:

“Punë të mbarë për kryeministren e re Giorgia Meloni, e cila me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha. Jam i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej, po ashtu dhe bashkëpunimin në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.”

Artikulli paraprakSHBA NË BISEDIME ME ELON MUSK PËR TË MUNDËSUAR INTERNET SATELITOR NË IRAN
Artikulli tjetërNDRYSHIMET KLIMATIKE/ BIMËT QË RREZIKOJNË TË ZHDUKEN NË SHQIPËRI