Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot mësuesit me rastin e 7 marsit, e cila është edhe dita e Mësuesve.

Lideri i opozitës, ka zgjedhur që nëpërmjet urimit të nënës së tij, e cila ka shërbyer si arsimtare për 30 vite, të shprehë urimet edhe për arsimtarët në të gjithë vendin.

“Bashkë me nënën time që shërbeu 30 vjet si arsimtare i uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit anekënd Shqipërisë, Gëzuar 7 Marsin!”- shkruan Basha në një postim në statusin e tij social Facebook.

Artikulli paraprakADEMI KËRKESË PREFEKTIT TË SHPALLË GJËNDJEN E EMERGJENCËS
Artikulli tjetërGJIKNURI: SHKODRA NUK U PËRMBYT NGA KESH POR NGA RESHJET