Basha: Vazhdojme qendresen, qeveria teknike kusht i panegociushem

 

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur nga Çadra e Lirisë pas negociatave me zyrtarët e BE-së. “David McAllisteErdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i kontribuuar një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë. Për fat të keq, përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukses, kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira. Ndaj kushti për zgjedhje të lira e të ndershme mbetet qeveria teknike me mandatin popullor për të luftuar drogën, për të nxjerrë jashtë institucioneve kriminelët dhe për të krijuar kushte për zgjedhje të lira. Dua t’i them cdo shqiptari se kjo nuk është cështje ose ose, por është cështje edhe edhe. PD angazhohet solemnisht që me një qeveri teknike të zgjedhje të lira të zbatohet plotësisht ligji për dekriminalizimin, të luftohet droga, të krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të nisë zbatimi i vetingut. Edi Rama nuk do as zgjedhje të lira dhe as veting të vërtetë sepse i trembet demokracisë së vërtetë. Ne nuk do të pranojmë as zgjedhje fasadë, as veting fasadë dhe interesat e tij korruptive dhe kriminale. Jemi të vendosur të vazhdojmë pa kthim betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Le të bëhemi gati. Shembulli i kësaj lëvizje të paprecedent frymëzon sot cdo shqiptar të ndershëm. Të vendosur do të vazhdojmë qëndresën tonë në këtë monument të lirisë”, thotë Basha.

Artikulli paraprakKRIZA POLITIKE – MCALLISTER DHE FLECKENSTEIN: TAKIM I MIRË, JA ÇFARË PROPOZUAM
Artikulli tjetërDËSHMIA E MAFIOZIT:LIDHJA ME TRAFIKANTËT SHQIPTARË, QË FURNIZONIN ME HEROINË ITALINË