Në takimin me demokratët në Has, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se në 6 vjet qeverisje Edi Rama shkatërroi tre themelet e bashkëjetesës demokratike, pluralizmin, zgjedhjet e lira, shtetin e së drejtës.

“Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapëseprapë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmit dhe demokracisë.”- tha zoti Basha.

Lulzim Basha vuri në dukje se aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën.

Lideri i opozitës shprehu vendosmërinë për të konkretizuar mesazhin e dyfishtë të 30 Qershorit, refuzimin ndaj Edi Ramës dhe kërkesën për ndryshim. “Ndryshimi i thellë, ekonomik dhe politik është prioriteti numër një i Partisë Demokratike e cila ka një program të qartë që zgjidh problemet e biznesit, zgjidh problemet e rinisë, të fermerëve, zgjidh problemin e papunësisë, si problemi kryesor i vendit”. – u shpreh Basha.

Artikulli paraprakRAMA BËN 7 NDRYSHIME NË PARTI DHE PARALAJMËRON TË VETËT: KUSH S’KAP RITMIN, PËRJASHTOHET NGA PS-JA
Artikulli tjetërALPINIZËM, S’NDALET UTA IBRAHIMI NGJIT MAJËN “GASHURBURUM 1”