Kreu i PD, Lulzim Basha i cili vizitoi efektin e plagosur tha se mbështet efektivët e policisë së shtetit në përballje me krimin.
Basha: Konfirmoj mbështetjen time të plotë për cdo efektiv të policisë së shtetit në krye të detyrës në përballje me krimin. Efektivet e policisë së shtetit do të kenë mbështetjen time dhe të PD. Beteja me krimin është e rreptë e ashpër tani që krimi ka pushtet politik. Bashkë me efketivet e ndershëm dhe qytetarët e ndershëm ne do tia dalim të presim lidhjet e krimit me politikën dhe të mposhtim krimin me forcën e hekurt të ligjit.