“I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur. Ai nuk do të jetë asnjë minutë, ministri i shqiptarëve”.
Kështu tha ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga çadra e protestës përballë Kryeministrisë, ku opozita ndodhet prej afro një muaji. Ai tha se sakrifica e një popullit të tërë të çuar në skajet e mjerimit dhe urisë, poetët e të cilit vareshin në mes të qytetit dhe sakrifica e një populli të tërë për gjithë ata të rinj në kufijtë e klonuar të Shqipërisë, rrezikon të burgoset nga një Kryeministër, për të cilin tha se është nip i Byrosë së Enver Hoxhës.
“Ai nuk u mjaftua me kriminalizimin dhe drogën, por guxoi t’i propozojë shqiptarëve një nga hetuesit më të egër të diktaturës të Enver Hoxhës si ministër të Brendshëm, një që ka torturuar me duart e tij vajzat dhe djemtë e Krujës, një që hoqi kostumin e hetuesit dhe veshi kostumin e narkotrafikantit bashkë me vëllanë e tij. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Kush s’e njeh historinë e Shqipërinë, e pandeh për qengj, por ai është ujk i vjetër i diktaturës”, u shpreh Basha. Ai kërkoi nga protestuesit që të zotohen së bashku se, “Fatmir Xhafaj nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë”.
Kreu i opozitës tha se zgjidhja e vetme është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe i personave që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve gjatë diktaturës komuniste. Gjithashtu ai kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe krijimin e një qeverie teknike