Basha:Zgjidhja e vetme paqësore është qeveria teknike
Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e ngritur para Kryeministrisë i është përgjigjur Edi Ramës duke e kërcënuar se zgjidhja e vetme paqësore është krijimi i qeverisë teknike ose në të kundërt do të përfundojë si diktatorët. Basha u shpreh se Rama duhet t’i vendosë gishtin kokës dhe të shpejtojë për t’i hapur sa më parë, pasi qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të këputur lidhjet sipas tij mes krimit dhe qeverisë. “Qeveria teknike, formula për t’i shpëtuar kokën atij dhe që garanton zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës. Vendimi është kategorik, ne do të shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin dhe prandaj kushti i patejkalushëm për zgjedhje të lira është një qeveri e pa lidhur me krimin dhe një kryeministër i palidhur me krimin. Qeveria teknike do të duhet të ketë 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale që mbanë Ramën në pushtet. I bëj thirrje që ti verë gishtin kokës, kushtet nuk janë thjeshtë rrugëdalja, por shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë”tha Basha. Deklarata e plotë e Bashës Demokracia kërcënohet nga mafia. Zgjedhjet e lira dhe qeveria që del prej tyre janë të vetmet mekanizma për të garantuar zhvillim. Sot nga funerali i Rilindjes, i mbushur me njerëz të administratës, Rama u përpoq të mbronte shtetin e krimit. Rama e di se nuk ka asnjë shans ti shpëtoj gjykimit popullor me vota dhe gjykimit të drejtësisë veçse aleancës së tij me krimin. Por e ka gabim, kur mendon se tani që po vjen ora e zgjidhjes së madhe do të mund ta hedhë lumin sikur bëri në këto 4 vite. Vendimi është kategorik, ne do të shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin dhe prandaj kushti i patejkalushëm për zgjedhje të lira është një qeveri e pa lidhur me krimin dhe një kryeministër i palidhur me krimin. Rama do të largohet si kusht për zgjedhje të lira. Aleanca e tij me krimin e fundosi Shqipërinë. Shqipëria po konkurron edhe Sirinë që është në luftë civile. Qeveria teknike, formula për t’i shpëtuar kokën atij dhe që garanton zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës dhe zhbllokon rrugën Europiane kërcënon më keq se mbeturinat e diktaturës. Sot për shqiptarët e ndershëm kudo që janë dhe partnerët që duan një Shqipëri demokratike, problemi kryesor është Edi Rama. Ftoj të bashkohemi të gjithë faktorët politikë dhe qytetarë përballë marrëzisë, dinakërisë së një njeriu që dëshiron ta mbajë pushtetin me dhunë dhe pa garë të ndershme dhe pa opozitë. Le të bashkohemi dhe të bëjmë gjithcka për largimin e kësaj pengese. I mirëpritur është cdo kush që e ka korruptuar se për ankthin dhe pushtin e Ramës nuk mund të vrasim ëndrrat e të gjithë shqiptarëve. Qeveri teknike me kohë të mjatueshme për të kryer detyrat e saj dhe nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor. Qeveria teknike do të duhet të ketë 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale që mbanë Ramën në pushtet. I bëj thirrje që ti verë gishtin kokës, kushtet nuk janë thjeshtë rrugëdalja, por shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë” përfundoi ai.