Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet pas takimit me Shefin e misionit të FMNS-së.

“Kemi ndarë krizën e thellë për krizën që kjo qeveri e ka zhytur vendin. Shqetësimet tonë janë pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtarëve. 13 oligarkëve që janë skema të pastra të vjedhjeve .

Nëse buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, do të përbëjë një vjedhje të hapur 146 mln dollarë që do u jepen 13 oligarkëve. Do të çojë në thellim të krizës, por edhe rritje të borxhit publik.

Lajmi i vetëm i mirë është se opozita e bashkuar ka një plan të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza politike, do t’i ndalim menjëherë këto koncesione dhe do t’i rikthejmë dhe fermerët, biznesi i vogël dhe kushtet ligjore të konkurrencës dhe tregtëtisë së lirë dhe jo të monopoleve.

Do të vëmë në kontroll të borxhit publik, rritje të pensioneve vit për vit, mbështete të politikave sociale për arsimin e lartë dhe të të pamundurve dhe investime që ndihmojnë ekonominë dhe jo fasada, që kryhen me kosto reale dhe jo kriminale.

Bashkëbisedimi me misionin e FMN-së që largohet nesër e konsiderojë të frytshëm, kambanat kanë rënë. përtej konstatimeve të FMN-së, ka ardhur koha për një reagim gjithë popullor dhe e vetme mënyrë është që të hapen disa vende pune, duhet të heqim dia njerëz nga vendet e punës”, tha Basha.

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY KAMIONË: NDËRROJNË JETË SHOFERËT, NJËRI PREJ TYRE SHQIPTAR
Artikulli tjetërMINIERA QË NXORI 2 MILIARDË DOLLARË FLORI BRENDA VITIT 2019