Nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se këto zgjedhje ishin një tregues se si shqiptarët e kanë braktisur kryeministrin Edi Rama.
“Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit të Ramës. 85% nuk votuan, e braktisën edhe socialistët sepse sot e votuan më pak se në zgjedhjet e kaluara. Organizata e Rilindjes votonte vetë, u zgjidhte vetë. Tragjike është fakti se edhe votimet ishin njësoj si votimet e brendshme, ato u manipuluan. Regjimi ka ushtruar trysni dhe kërcënime ndaj administratës”, tha Rama.