Pesë vende të brigjeve lindore të Adriatikut, bashkohen për herë të parë kundër mbetjeve në det. Sllovenia, Kroacia, Bonje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë një projekt të madh për pengimin e ndotjes.

Në takimin e zhvilluar në Shkodër ishte e pranishme edhe zv/Ministrja e Mjedisit e Shqipërisë, e cila tha se ka një projekt madhor për mbrojtjen e një pjese të madhe të ujërave të detit Adriatik.

Një ndër to janë edhe rrjetet metalike që do të vihen në brigjet e lumenjve, në mënyrë që të mos kalojnë mbeturinat në det.

Çuçe shprehet se kësaj radhe gjërat janë marrë seriozisht dhe do të kenë efekt pozitiv në mjedis dhe mbrojte të ujërave të deteve.

Vitet e fundit, Kroacia ka patur regime zyrtare ndaj Shqipërisë për mbetjet shqiptare që kanë mbërritur deri në brigjet e saj. Vendet ballkane që lagen nga ujërat e detit Adriatik, kanë strategji kryesore turizmin detar.

Artikulli paraprakNAZARINO SUMULLA, DJALI QË SFIDON FATIN
Artikulli tjetër“TË PASTROJMË SHQIPËRINË QË DUAM”