Si Meta dhe Berisha në deklarata të vecanta publike thanë se shtatori do jetë muaji i protestave kundër qeverisë por deri më tani nuk kanë një datë se kur do i nisin ato. Ajo që u zbulua nga vetë Berisha është se protestat do t’i organizojnë bashkë dhe për këtë ka patur edhe një takim me Metën në selinë blu, 2 ditë më parë.
‘Pardje jam takuar me zotin Meta nuk kemi fiksuar një datë fikse por kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar ne përballjen me këtë regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjen e plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit’- tha Berisha.