MESAZHE PAQEJE DHE TOLERANCE, NGA KOMUNITETET FETARE “Bashkejetesa fetare nderton te ardhmen” ishte ky mesazhi që u përcoll në qytetin e Shkodrës përmes një marshimi të organizuar nga komuniteti Sant’edigio që operon në rajonin verior, në bashkëpunim me Arqipeshkvinë Shkodër-Pult.

Të nisur nga sheshi përpara katedrales “Shën Shtjefni” të kishes katolike, grupi i vullnetarëve, me pankartat me mbishkrimet e paqes në dorë, së bashku me autoritetet fetare, përshkuan rrugët kryesore të qytetit për t’u ndalur prane muzeut te kujteses dhe ne sheshin prane shatervanit ne Shkoder Ne fjalën e tij, Arqipeshgvi i Shkodrës, Mon Sinjor, Angelo Masafra, bëri thirrje për më shumë paqe në botë, për më shumë paqe në familjet shqiptare, Edhe drejtuesi i kishes ortodokse, At Aleksander Petani, u ndal në mesazhin e paqes Gjate ketij marshimi nuk kane munguar edhe lutjet per paqe ne bote, pas ketyre diteve te tensionuara qe po kalon Europa pas ngjarjeve ne France.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/gXwdLAMbpOc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBUSHAT, ZJARRI SHKRUMBON BANESËN
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË PRITJE TË TË HUAJVE