Një person është plagosur me armë zjarri pasidten e kësaj të shtune në Tiranë, nga dy persona që janë identifikuar tashmë nga policia.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në zonën e Linzës, ku pre e plumbave ka rënë shtetasi me inicialet A.G, 33 vjeç. Sipas burimeve, personi në fjalë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes pas veprimeve paraprake kanë bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve, shtetasin Besim Lata, ndërsa është vënë në kërkim të B.L. Dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të mosmarrëveshjeve për bashkjetesën mes vajzës së autorit me të plagosurin. Hetimet e policisë vazhdojnë.

Artikulli paraprakTENSIONET FETARE, FRANCA BRAKTISET NGA MILIONERET
Artikulli tjetërBRUKSEL, AEROPORTI HAPET TE DIELEN