Bashkia Vau Dejës, është modeli I bashkëpunimit të policisë me komunitetin. Kjo ka qene deklarata e bere nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, gjate takimit me Drejtorin e ri te policies se Shkodrës Gjovalin Loka.

Kreu Hila, garantoi drejtorin e policies per bashkepunim te ngushte per problematikat qe shqetesojne dy palet. Nga ana e tij, Drejtori I Ri I Policise se Shkodres, Gjovalin Loka, kerkoi bashkepunimin e ngushte me njesite vendore per te parandaluar kultivimin e kanabis satives.

I pranishëm ne kete takim, Prefekti Paulin Radovani evidentoi rendesine e bashkepunimit edhe me krypleqte e fshatrave per evidentimin e zonave te mbjella me kanabis sativa. Gjate këtij takimi, kryetaret e fshatrave por edhe drejtuesit e njesive administrative te Bashkise Vau Dejes kane ngritur nje sere problematikash qe shqetesojne komunitetin, nderkohe qe drejtori I ri I policise Loka ka deklaruar se bashkepunimi do te jete I ngushte per zgjidhjen e ketyre problematikave .

Artikulli paraprakRRUGA E SHIROKËS, RREZIK PËR FËMIJËT E KOMUNITETIT EGJIPTIAN
Artikulli tjetërSTAKA: U NISA PËR NJË FJALIM MODEST, S’E PRITA REAGIMIN