Mes lotësh e një dhimbje të madhe bashkëshortja e Haki Hoxhës, 74 vjeçarit që u dogj brenda banesës së tij në lagjen “Vojo Kushi” tregon momentet e tmerrit ku pas një shkëdije elektrike zjarri përpiu shtëpinë.

Adile Luli, vajza e viktimës Haki Hoxha rrëfen se ajo i ka thënë efektivëve të zjarrëfikësve se babai i saj është brenda por sipas saj ka marrë një përgjigje që nuk e priste ndër potë ishte ndërhyrë më shpejt 74 vjeçari mund të kishte shpëtuar. Sabahete Hoxha është e zonja e shtëpisë tjetër që po ashtu është djegur nga flakët e zjarrit dhe tregon momentet e vështira.

Katër familjet, banesat e të cilëve u dogjën totalisht kanë mbetur mes katër rrugëve ndërsa po përjetojnë një dhimbje të madhe pas djegies brenda shtëpisë të 74 vjeçarit Haki Hoxha.

Artikulli paraprakEFEKTIVI: RREZIKOVA PËR TË SHPËTUAR HAKI HOXHËN
Artikulli tjetërMBETURINAT NË “GJUHADOL”, BANORËT GATI PETICION BASHKISË