Mungesa e tregjeve per tregtimin e produkteve bujqesore dhe blegtorale nuk do te marr zgjidhje as kete vit pasi bashkia Shkoder ne buxhetin e ketij viti ka planifikuar vetem 6.5 milion leke te reja qe do te shkojne per rikualifikimin e nje pjese te Merkates se Rusit dhe krijimin e minizonave ne lagje te ndryshme te qytetit te Shkodres.
Eshte nenkryetari i ketij institucioni Dritan Meta qe ben te ditur nje fakt te tille. Situate e tregjeve ne bashkine Shkoder paraqitet mjaft problematike prej vitesh, megjithate edhe pse gjerat duket se po levizin ne sensin pozitiv, perseri fond i planifikuar nga bashkia per kete vit nuk eshte i mjaftueshem per sistemimin e plote te tyre dhe zgjidhjen perfundimtare te kesaj problematike.