Bashkia e Shkodër ka nisur punën për pastrimin e bregut të liqenit nga Ura e Vjetër e Bunës deri në Zogaj.

Punonjës të Bashkisë janë angazhuar për të pastruar territorin nga shkurre dhe inerte, të cilat janë hedhur në këtë zonë prej kohësh.

Ndotja e liqenit të Shkodrës është një problem që ka prekur shumë qytetarë të cilët bëjnë shëtitje apo kalojnë çaste ndryshe gjatë pasditeve.

Shpesh herë banorë të asaj zone por edhe kalimtarët e rastit kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndotjen e liqenit ndërsa vlerësojnë çdo aksion për pastrimin e tij.

Nga ana tjetër ajo që kërkohet është një projekt serioz për të bërë të mundur ndryshimin total të situatës në liqenin e Shkodrës si shkak i hedhjes së mbeturinave apo ujërave të zeza duke qenë se ka nisur të frekuentohet edhe nga turistë të shumtë që vijnë nga shtete të ndryshme.

 

 

Artikulli paraprakINVALIDËT, PROBLEMATIKA VAZHDON!
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR PËRFITUESE E PROJEKTEVE TË HUAJA