Bashkia Shkodër ka nisur këtë të hënë, lirimin e sheshit pranë shkollës “Martin Camaj”. Inspektoriati I Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot shembjen e objekteve të cilat për vite me radhë kanë zënë hapësirën përreth shkollës dhe bllokut të pallateve në këtë zonë. Në një intervistë për mediat administratorja e rajonit Donika Ndoja, është shprehur se kjo ndërhyrje ka ardhur pas ankesave të nxënësve por edhe një projekti që bashkia Shkodër ka hartuar për lirimin e hapësirave të zëna pranë objekteve arsimore.
Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, këtë zonë e inspektoi nga afër vetë Kryetari I Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili I premtoi mesueve te shkollës por edhe banorëve të zonës për një ndërhyrje të plotë në këtë shesh pranë shkollës dhe pallateve të zonës për rehabilitimin e plotë dhe sistemimin e tij në funksion të komunitetit.