Kryetari I Bashkisë Shkodër i është bashkuar aktivitetit festiv pranë Qëndrës së Zhvillimit, në kuadër të javës së përsonave me aftësi ndryshe. Fëmijët e kësaj qendre nën përkujdesjen e edhe të kujdestareve të këtij institucioni kishin përgatitur një aktivitet festiv I cili në përmbajtje përvec interpretimeve kishte edhe punime simbolike nga vetë pjestarët e kesaj qendre. Kryetari i Bashkisë Shkodër në fjalën e tij përgëzoi të gjithë stafin për përkushtimin që ato tregojnë cdo ditë ndërsa ftoi këto fëmijë të bëhën pjesë edhe e sheshit festiv para Bashkisë Shkodër , I cili do të ketë shumë surpriza dhe në asnjë moment nuk do të anashkalohen kjo kategori që është pjesë e qytetit.

Aktiviteti është përmbyllur me një dhuratë simbolike të punuar nga vetë pjestarët e kësaj qëndre dedikuar kryebashkiakut të Shkodrës. Qëndra e Zhvillimit e Shkodër është një instiucion rezidencial në nivel kombëtar ku ka përkujdesje për 45 fëmijë rezidencial dhe 35 fëmijë ditor që marrin shërbime nga kjo qendër.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E KAFES TURKE
Artikulli tjetërI DËNUAR PËR PJESËMARRJE NË GRUP TË STRUKTURUAR KRIMINAL E KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE, NDALOHET NË KURBIN 31-VJEÇARI