Kompania që po ndërton HEC-in dhe Fabriken e Ujit në Thirrë të Mirditës ka mangesi në dokumentacion.Në këtë konkluzion ka dalë Bashkia e Mirditës, e cila pezulloi punimet me një afat 60 ditor dhe gjobiti kompaninë me 3 milion lek të vjetra.Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, thotë se ky vendim do ju dërgohet edhe institucioneve të tjera përgjegjësë për ta zbatuar.

Përfaqësuesi ligjor i banoreve Elton Laska thotë se me këtë vendim, Bashkia Mirditë faktoi pretendimet e tyre, ndërsa do ti drejtohen dhe SPAKUT me një kallëzim penal.

Vendimi i Bashkisë Mirditë u përshëndet nga banoret e tre fshatrave të cilët vijojnë betejen ligjore për mbrojtjen e burimeve ujore prej 4 vitesh.

Gjatë largimit nga kantieri i ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës, banoret u përballen me policinë e cila ju bllokoi rrugen pa asnjë arsye.

Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk.Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formes së prere, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 50% e punimeve.

Artikulli paraprakINAUGUROHET KLASA “READ”
Artikulli tjetërBESËLIDHJA E LEZHËS, PREZANTOHET PLANI I MASAVE