Buxheti i përgjithshëm gjinor për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat, ka qënë në fokus të takimit të organizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në sallën e këshillit bashkiak të Shkodrës. Në këtë takim përvec aktorëve të shoqërisë civile në Shkodër kanë qënë edhe anëtarë të këshillit bashkiak në Shkodër ku janë trajtuar edhe gjetjet e raportit të buxhetimit të përgjithshëm. Elona Gjebrea, drejtore ekzekutive e Qendres Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, në fjalën e saj evidnetoi rolin e luajtur nga Bashkia Shkodër në këtë raport dhe transparencën e treguar.

N/Kryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza, në fjalën e saj vlerësoi rolin e shoqërisë civile dhe të tilla raporte të cilat shërbejnë si udhërrëfyes në përgatitjen e hapateve të mëtejshëm për implementimin e tyre nga pushteti vendor.

Artikulli paraprak‘JEMI NË LUFTË ME KORRUPSIONIN PREJ 10 VITESH’, RAMA: VËNIA NË KONTROLL E SPAK, FANTAZI! PO TRETENI TEK ‘RRUGICA E SHPRESËS’
Artikulli tjetërZOJA E KËSHILLIT TË MIRË MBLEDH SHQIPTARËT NË ITALI