Me pastrimin e territorit pritet të nisin përgatitjet për çeljen e sezonit turistik në Velipojë nga Bashkia e Shkodrës.

Punonjës te administratës si dhe ndërmarrjet ne vartësi të saj sëbashku me forcat e ushtrisë paraditen e kësaj të Premte u bënë pjesë e pastrimit të brezit ranor.

Sipas drejtuesve të Bashkisë, është hartuar një program i veçantë për menaxhimin sezonit turistik në plazhin e Velipojës, ku janë përfshirë shumë institucione.

Pjestarët e këtij aksioni nisën fillimisht me pastrimin pranë Grykëderdhjes së Bunës. Kryetarja e bashkisë Shkodër teksa u shpreh se pastrimi do të vijojë në të gjithë brezin ranor,

theksoi faktin se u zgjodh e para kjo zonë për vetë faktin se përmbytjet sollën ndotje masive.

Njësia administrative Velipojë po përcakton me Bashkinë kriteret për vendosjen e çadrave e shezlloneve dhe pronarët e tyre do të bëjnë edhe pastrimin gjatë verës.

Në specifikimet teknike do tu lihet detyrë po këtyre stacioneve, po këtyre personave deri pas pedonales.Pas pedonales vazhdon pastrimin firma e pastrimit që do të kontraktohet nga ana e bashkisë.

Ky pastrim është edhe një formë sensibilizimi për qytetarët e shumtë që frekuentojnë këtë plazh dhe duhet ta mbajnë pastër.

Plazhi i Velipojes eshte nje nga zonat me te frekuentura te Shqiperise gjate sezonit te veres.

Por, ky plazh sjell gjate gjithe vitit mbetje lundruese deri nga muaji Prill. Më pas nuk sjell me mbetje dhe tani i mbetet ne dore qytetareve qe ta mbajne paster kete zone.

 

Artikulli paraprakGUR I ZI, INFRASTRUKTURA RRUGORE E DOBËT
Artikulli tjetërRRUGA E “MALLKUAR” E VILUNIT