Bashkia e Shkodrës është shpallur fituese e konkursit kombëtar të Praktikave më të mira me modelin “Qendra Komunitare “Për Familjen”. Bashkia Shkodër u vlerësua për modelin e ndërtuar të shërbimeve sociale multisektoriale të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë.
Projektimi dhe krijimi i 12 Qendrave Komunitare “Për Familjen” është njê risi. Ndërtimi i modelit u projektua që në qershor të vitit 2015, duke u bazuar në eksperiencat e zhvilluara në Shkodër pas viteve ‘90, për të mbështetur individët dhe familjet më në nevojë.
Bashkia Shkodër u shpall fituese duke u klasifikuar në vendin e parë ndër 61 bashkitë, që u ftuan për të aplikuar në këtë konkurs të organizuar nga Agjensia qeveritare për zbatimin e reformes territoriale dhe Programi dldp i financuar nga Qeveria Zvicerane.
Një muaj më parë bashkia përfundoi ndërtimin e qendrës së re multifunksionale për romët dhe egjiptianët në qytetin e Shkodrës Në këtë qendër të re multifunksionale do të marrin shërbim familje rome dhe egjiptiane por edhe familje të tjera në nevojë.
Qendrat Komunitare “Për Familjen” në Shkodër janë një model i përmirësimit të ofrimit të shërbimeve sociale në territor.
Pranë qendrave komunitare që janë nën juridiksionin e bashkisë Shkodër ofrohen shërbime informimi, këshillimi, orientimi, shërbim psiko-social, këshillim juridik. Janë kryer dhjetra regjistrime të femijëve rome dhe egjiptian në shkollat e qytetit të Shkodres