Kanë majftuar tre ditë që bashkia Shkodër nën drejtimin e Benet Becit, të fillojë punën në shërbim të komunitetit. Këtë të mërkurë puna ka nisur nga pedonalja “Kolë Idromeno”, një zonë majft e frekuentuar gjatë gjithë vitit, kryesisht në verë nga turistë që vijnë nga e gjithë bota. Në këtë zonë është bërë pastrimi I pllakave të pedonales, një proces I cili është kryer rrallë herë në qytet.
Transformimi I hyrjes së Shkodrës është një nga premtimet kryesore të Benet Becit dhe duket se ka nisur puna. Të gjitha vazot janë hequr nga puntorët e bashkisë Shkodër brenda pak orëve. Shpesh herë, këto vazo janë bërë burim aksidenti pasi drejtuesit e mjeteve nuk mund të shikonin qytetarët që kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të kaluar rrugën. Me heqjen e tyre, eliminohet edhe një tjetër problem në këtë zonë. Ndërkohë që gjatë ditëve në vazhdim priten aksione të tjera në qytet.