Bashkia Shkodër është bërë përfituese e projektit ndërkombëtar Hold On, që ka për synim të rrisë aksesin dhe mbështetjen për shëndetin mendor të të rinjve, duke ofruar mundëi dhe resurse për zhvillimin e tyre. Zv kryetarja Teuta Qyteza në fjalën e saj gjatë prezantimit të projektit u shpreh se sipas statistikave të fundit 1 në 8 persona preken nga kjo sëmundje, ndaj këto shifra na bëjn të reflektojmë dhe ti japim mbështëtjen e duhur ndaj personave që kanë probleme me shëndetin mendor.

Klodjana Serraj, koordinatore e projektit u shpreh se qëllimi i këtij projekti është që të rinjvë tu krijohet mundësia për të folur apo dëgjuar, pasi akoma sot është një tabu në Shqipëri që të flasësh për shëndetin mendor.

Në fund të aktivitetit të organizuar në kinema Republika, për të gjithë të rinjtë që ishin prezent u shfaq një film me permbatje argetuese ne funksion te permiresimit te Shendetit Mendor.

Artikulli paraprakORBAN: JAVËN E ARDHSHME NË LUKSEMBURG SHQIPËRIA HAP NEGOCIATAT PËR GRUP KAPITULLIN E PARË! JU PËRGËZOJ
Artikulli tjetërCAMAJ PËR SHQIPTARËT NË MALIN E ZI