ZYRA E ARSIMIT KUNDËRPËRGJIGJET PËR ARSIMIMIN E ROMËVE. Shefi i zyrës së arsimit në Bashkinë Shkodër Ludovik Vuka i ka hedhur poshtë akuzat e inspektores në drejtorinë rajonale të arsimit Lira Smaka për arsimimin e fëmijëve rom.
Shefi i zyrës së arsimit në Bashki thotë se po bëhen disa ndërhyrje në disa prej shkollave.Vuka thotë se inspektorja Smaka nuk ka parë kënd nga Bashkia ndonjëherë tek romët për të kërkuar vota.Më parë inspektorja në drejtorinë rajonale të arsimit Lira Smaka akuzoi Bashkinë se nuk ka mundësuar ushqimin dhe transportin falas për arsimimin e fëmijëve rom në kuadër të nismës “dekada rome”.