Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj mbështet protestën e banorëve të Dukagjinit të cilët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës. Dedaj tha se disa herë i është kërkuar qeverisë shqiptare që të investojë rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit por deri më tani nuk ka ende diçka konkrete.
Nënkryetari i bashkisë Shkodër solli në vëmendje vitin 2013-të kur sipas burimeve të sigurta ka patur një projekt nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit që më pas sipas tij është anulluar.
Ndërkohë deputeti i PS Benet Beci i cili pritet të jetë kandidat i PS për bashkinë Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit, përmes një statusi në facebook tha se mbështet gjithashtu protestën e banorëve të Dukagjinit dhe se ka një projekt të detajuar për atë rrugë që shpreson të financohet sa më shpejt nga qeveria shqiptare apo donator të huaj.