Rreth 20 ish- punonjëse të kopshteve dhe çerdheve, të larguara nga puna 2 ditë kanë kërkuar sqarim këtë të martë nga bashkia Shkodër. Sipas tyre, largimi nga puna është I paarsyeshëm pasi kanë vite që shërbejnë në këto institucione.

Ky largim nga puna I punonjëseve të kopshteve dhe çerdheve si sanitare, edukatore apo kuzhiniere u paralajmërua edhe nga kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci të dielën.

“Nga dita e nesërme, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 29.12.2023, hyn në fuqi struktura e re e bashkisë Shkodër e përqëndruar te shërbimi, si kryefjalë e funksionit dhe miradministrimit të bashkisë Shkodër.

Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës, – thuhet ndër të tjera në postimin e kryebashkiakut Beci.

Nuk dihet ende në bazën e cilave kritere është bërë largimi nga puna I këtyre grave të cilat për vite me radhë I kanë shërbyer fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet e qytetit, ndërsa pritet një tjetër reagim për zgjidhjen e problemit nga ana e bashkisë Shkodër

Artikulli paraprakPRIFTËRINJTË EUROPIAN NË XHAMI: HARMONIA SHEMBULL
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT: KËRKOJMË RRUGË