Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi përuroi punimet akoma të papërfunduara për rikonstruktimin e shkollës “Tringë Smajli” në fshatin Grudë e Re të Njësinë Administrative Rrethina.

Ademi tha se investimi në shkolla është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, ndërsa zgjodhi këtë moment për të bërë me dije se do të fillojnë punimet për ndërtimin e disa rrugëve, qendrës komunitare dhe pastrimin e territorit. Për mungesën e ujit në banjot e nxënësve dhe gjendjen aspak normale të tyre, Ademi tha se do të ketë një fazë të dytë punimesh.

Teksa falenderoi Bashkinë Shkodër për investimin, drejtori i shkollës tha se janë bërë shumë kërkesa deri në konkretizimin e projektit. Punimet në shkollën “Tringë Smajli” u përshëndetën edhe nga administratori Vlash Pjetri, përfaqësuesit e drejtorisë Arsimore si dhe prindërit e nxënësve. Ky investim prej 75 milionë lekësh u shërben rreth 4800 banorëve të zonës, pasi në shkollën “Tringë Smajli” mësojnë rreth 500 nxënës.

Artikulli paraprakQYTETARËT: QEVERIA DHE OPOZITA TË GJEJNË ZGJIDHJE
Artikulli tjetërKURORA DHE HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE