Pagat e 550 kujdestareve te kategorive te ndryshme qe duhet te jepeshin ne muajin dhjetor
, jane shperndare pak dite me pare. Eshte drejtori i zyres se ndihmes ekonomike ne bashkine Shkoder Shkelzen Mustafaraj qe ben te ditur nje fakt te tille. Kjo eshte e disata here qe pagat e kategorise se kujdestareve nuk shlyhen ne kohen e percaktuar, kjo si rezultat e mungeses se fondeve. Megjithate ne rasti i fundit vonesa e shperndarjes se pagave te tyre nuk ka zgjatur shume pasi bashkia mbrenda pak diteve ka bere te mundur levrimin e fondit perkates.