PREMTOHET ORGANIZIMI I NJË CEREMONIE MADHËSHTORE NË NDËRIM TË TYRE. Këshilli i Bashkisë së Shkodrës në mbledhjen e radhës kanë akorduar titulli nderi për të gjithë themeluesit e Vllaznisë në vitin 1919.
Një nisem kjo e bërë nga disa këshilltarë por që është miratuar me votat e të gjithëve. Në fjalen e tij kryetari i Këshillit, Bardhyl Lohja tregoi dhe arsyet e këtyre titujve. 75 është numri i themeluesve të shoqnisë Vllaznia me 16 shkurt të vitit 1919. Pikërisht për respekt të tyre që krijuan një Vllaznia e cila vazhdon dhe sot me trofe e tituj kampion, pavarësisht se vitet e fundit ka luftuar vetëm për mbijtesë. Një nderim i tyre është respekt për vetë Vllazninë që bëhet nga ana e këshilltarëve të Bashkisë së Shkodrës.