PREJ NJË MUAJI MINISTRIA E ARSIMIT NUK I ËSHTË PËRGJIGJU BASHKISË. Prej më shumë se një muaji Bashkia Shkodër ka depozituar një kërkesë në Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollës së re në lagjen “Mark Lulaj” por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kjo shkollë për të cilën më parë u zhvillua edhe një protestë vijon të jetë e mbyllur. Në shkresën dërguar Ministrisë kërkohet hapja e shkollës si dhe bëhen të ditura edhe arsyet. Në lidhje me godinën ku ishte e vendosur shkolla e mesme veterinere nuk ka asnjë informacion se ccfarë do të bëhet. Zhvendosja e saj me vendim të Ministrisë së Mirëqënies Sociale në shkollën e Bushatit është bërë pa dijeninë e Bashkisë.

Artikulli paraprakINSPEKTORIATI PYJOR: S’KA GJUETI TË PALIGJSHME
Artikulli tjetërSKANDALI NË LEZHË, POLICIA NIS HETIMET