2024 ishte një vit i suksesshem për Bashkinë Lezhë, e cila arriti të dalë nga borxhi prej 4.6 miliard lekeve, duke tejkaluar të adhurat dhe hapur rrugë një sëre investimesh të rëndësishme që pritet të realizohen. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetaret, Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu bëri një rezyme të punës së dikasterit që ai drejton, ku sipas tij zerimi i borxhit është gjëja më pozitive që ka ndodhur ndonjëherë në menaxhimin e pushtetit lokal.

Infrastruktura rrugore në qytet e zonat rurale, ndërtimi i ujësjellësave dhe rikonstruksioni i kopshteve do të jetë në fokusin kryesor të punës së Bashkisë Lezhë përgjatë vitit 2025 thotë Ndreu.

Buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2025 i cili u miratua pak ditë më parë ka ardhur në rritje, duke kapur vleren e 22.7 miliard lekeve, çka i jep mundësi kësaj njesie vendore për realizimin e një sërë investimeve.

Artikulli paraprakMINISTRI MANJA JEP LAJMIN E MIRË: 15 MIJË INDIVIDË DO TË PËRFITOJNË KOMPENSIM PËR LEGALIZIMET!
Artikulli tjetërPD: 2024 VIT DËSHTIMI PËR BASHKINË LEZHË