Bashkia Lezhë do të falë të gjitha detyrimet a prapambetura të tarifes së shërbimeve publike të para vitit 2024 për të gjitha bizneset, familjaret dhe institucionet të cilat do të paguajnë taksat e tjera vendore për periudhen e kaluar dhe të këtij viti.Kjo lehtësire fiskale u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak, duke ju dhënë mundesi debitoreve që të veprojnë deri në fund të këtij viti.Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, thotë se borxhet kryesisht të biznesit ndaj kësaj njesie vendore janë të mëdha dhe nëse nuk do të ketë reflektim do të kërkojnë dhe ndihmen e krimit ekonomik dhe strukturave të tjera tatimore për të vjelur detyrimet.

Këto lehtësira fiskale të cilat janë aplikuar edhe gjatë viteve të shkuara vinë si një mënyre për të vjelur taksat vendore dhe tarifat vendore, ku strukturat e bashkisë pritet të dalin në terren për të informuar debitoret në mënyre që ata të përfitojnë dhe të veprojnë deri në fund të këtij viti.

Artikulli paraprakBARDHI KËRKON INTERPELANCË ME RAMËN PËR BECCHETTIN, SPIROPALI: NUK MBAHET PËR SHKAK TË AXHENDËS SË KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBON BANESËN NË LEZHË