Bashkia Lezhë do të tregojë kujdes të vazhdueshem për familjet rome dhe egjiptiane në Lezhë.Kështu u shpreh kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë një aktiviteti të organizuar nga bashkia në kuader të Ditës Ndërkombetare të Romeve.

Çdo ditë e më shumë ky komunitet po integrohet në shoqëri dhe investimet në lagjen e romeve do të vazhdojnë tha Ndreu.

Përfaqësuesi i Komunitetit Rom Bujar Berisha falenderoj bashkinë për mbështetjen e dhënë gjatë termetit të vitit 2019-të dhe pandemisë.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia Lezhë në kuader të Ditës Ndërkombetare të Romeve, u përmbyll me një veprimtari artistike me protagonist pjestarë të këtij komuniteti.

Artikulli paraprakUNGREJ ATRAKSION I TURIZMIT MALOR NË LEZHË
Artikulli tjetërTUKA: RRITJA E PAGËS MINIMALE, PËR ARSYE POLITIKE