Bashkia Lezhë rezulton me një nivel transparence pjesërisht të lartë, duke marrë 98 pika nga 120 që ishin në total.Monitorimi është bërë nga përgjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 2022 nga organizata “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare”.Për të dialoguar rreth rëndësisë së transparencës në institucionet e pushtetit lokal, u mbajt një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të institucioneve vendore, të rinj, dhe përfaqësues të mediave, ku u bënë publike rezultatet e monitorimit mbi transparencën në Bashkinë e Lezhës.

Nëse qytetaret janë të informuar në mënyre të rregullt, mund të bëhen pjesë e vendimarrjes së qytetit thotë Harold Koxha, përfaqësues i organizates “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare”

Ky takim dialogues dhe procesi i monitorimit në Bashkinë Lezhë u zhvillua në kuadër të projektit Organizatat Rinore, Media dhe Të Rinjtë për Monitorim Qytetar i cili zbatohet nga organizata Projekte Vullnetare Ndërkombëtare dhefinancohet nga National Endowment for Democracy.

Artikulli paraprakDËMOHEN NDRIÇUESIT ELEKTRIK NË “GJUHADOL”
Artikulli tjetërPËRPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSET 1 PERSON