Bashkia Lezhë në kuadrin e festave të fundvitit ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë në gjithë njësitë administrative .
Pakot me ushqime janë kontribut i punonjesve të administrateës dhe në shpërndarjen e tyre janë përzgjedhur familje nën minimumin jetik dhe në varfëri ekstrme të përjashtuara padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku u shpreh se mesazhi shkon për të gjitha autoritetet përgjegjëse me qëllim që ndihma ekonomike të shkojë te familjet në nevojë
Falë kontributit të punonjësve të administratës së bashkisë këto familje të kushte të vështira ekonomike, patën diçka më shumë në tryezën e tyre për festa.