Ekipi i futbollit “Besëlidhja” do të ketë vemendjen e Bashkisë Lezhë, e cila përmes projektit Reload ka akorduar 30 milion lekë të reja për sportin.Kryebashkiaku Pjerin Ndreu zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe lojtaret e ekipit të Besëlidhjes.Lezha ka një traditë në futboll dhe kjo mbështetje duhet të përkthehet në rezultate te mira, u shpreh kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Trajneri i Besëlidhjes Nikolin Çoçli, tha se do bejnë maksimumin që kjo skuader të arrijë rezultate pozitive e shumë shpejt të ngjitet në superligë.
Bashkia Lezhë, premton se do të jetë një mbështetje dhe bashkudhetare në ecurinë e ekipit, per nje projekt serioz qe synon superligen.Aktualisht Beselidhja ndodhet ne vendin e fundit ne kategorine e pare.