Fëmijet jetim në Lezhë, moren vëmendjen e bashkisë edhe këtë fundvit.Lojra, valle dhe dhurata, ishte festa që u organizua enkas për këta femije të cilët vuajnë mungesen e prindërve.

Teksa ju uroj festat, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh se së bashku me një organizatë kosovare do të zbatohet një projekt për të mbështetur familjet me femijë jetimë të cilët kanë probleme më banesen.

Në prag të festave të fundvitit, falë bashkëpunimit me organizatën “IJR Gain Albania”, Bashkia Lezhë mbështeti me pako ushqimore dhe lodra 70 familje me fëmije jetim.

Ndërkohë programet e ndryshme nga Sherbimi Social në Bashkine Lezhë, në bashkepunim me qeverinë dhe organizata të tjera kanë pasur gjithmonë me fokus këtë kategori vulnerabel.

 

Artikulli paraprakLEZHËS I RIKTHEHET MUZIKA ROCK
Artikulli tjetërDOKUMENTAR NË 83- VJETORIN E VDEKJES SË KOL IDROMENOS