Bashkia Lezhë ka nenshkruar karten Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore, duke ndërmarrë kështu një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë, me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithe banoret, pavarësisht gjinisë, moshës, vendbanimit, apo të gjithë karakteristikave të tjera individuale. Diçka e tillë u arrit falë mbështetjes së projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri, ndërsa pjesë së këtij aktiviteti ishin drejtues lokal dhe përfaqësues të institucioneve.

Me nënshkrimin e kësaj Karte për Barazi, Bashkia Lezhë u bashkohet 2005 bashkive nënshkruese 16 prej të cilave në Shqiperi dhe në 36 shtete të Evropës, të cilat ndërmarrin përgjegjësi e veprime në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, në përpjekje për të adresuar sfidat e shumta që nuk lejojnë gratë dhe burrat, të rejat dhe të rinjtë, vajzat dhe djemtë të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike.

 

Artikulli paraprakGATI 25 PROFESIONISTË TË RINJ NË FUSHËN E TURIZMIT
Artikulli tjetër5200 GRA PËRFITUAN SUBVENCIONIM TË SIGURIMEVE SHOQËRORE