Në vitin 2019-të, Bashkia e Lezhës do të trashegonte një borxh prej 4.7 miliardë lekesh si rezultat i trashegimit nga ish komunat që nuk ishte shlyer ndër vite. 5 vite më vone, ky detyrim është zeruar duke u bërë e para njesi vendore në Shqipëri pa borxhe. Kjo arritje është prezantuar përmes një aktiviteti, ku ne fjalen e tij para të pranishmeve kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se miremenaxhimi i të ardhurave ka sjellë këtë përformance pozitive.
Shlyerja e borxhit do të thotë investime dhe shërbime më shume për qytetaret lezhjanë si dhe angazhim për të shtuar ndjeshem këto investime edhe në të ardhmen tha Ndreu.
I pranishem në këtë moment të rëndësishem për Bashkinë Lezhë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se përfitues të përformances pozitive të njesie vendore janë të gjithë banoret e Lezhës pa dallime politike.
Bashkia e Lezhës ka një buxhet vjetor prej 1.8 miliarde leke, por nderkohe të ardhurat e saj nga taksat dhe tarifat vendore kanë ardhur duke u rritur vit pas viti si pasojë e rritjes së bazes së tatueshme dhe efikasitetit në grumbullimin e këtyre të ardhurave.