Ekipi lezhjan i Besëlidhjes në futboll do të mbështetet financiarisht nga bashkia edhe gjatë vitit 2024.Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë një takimi që zhvilloi me stafin drejtues dhe lojtaret, në nisje të fazes së dytë të kampionatit.Pas disfatës së sezonit të kaluar Besëlidhja ka ecur në një trend shumë të mire tha Ndreu.
Ndeshja e kësaj fundjave me Valbonen e vendit të parë është një sfidë për lezhjanet, që sipas trajnerit Dritan Smajli pritshmëritë janë për një rezultat pozitiv, ndërsa kërkoi dhe mbështetjen e tifozerisë.
Ekipi lezhjan i Besëlidhjes e mbylli fazen e parë të kampionatit në vendin e dytë me vetem 1 pikë më pak se Valbona e vendit të parë, ku ndeshja e së shtunës mes këtyre dy ekipeve do të jetë vendimtare për ecurinë e kampionatit.