VENDIMI BËHËT PUBLIK NË NJË KOMUNIKATË PËR SHTYP .

Nisur nga deklarimet e diteve te fundit ne shtyp ne lidhje me situaten ne Klubin e Futbollit Vllaznia, sqarojme opinionin publik dhe institucionet: Bashkia Shkoder ne respektim te ligjit, kontrates se bashkepunimit me Gea Sport & Immobiliare s.a., po tregohet e permbajtuar ne reagimet ndaj disa deklarimeve individuale e te pakuptimta te botuara ne shtyp ditet e fundit.
Sqarojme se Bashkia Shkoder ka qene dhe eshte e gatshme ne zbatim te kontrates se bashkepunimit me Gea Sport. Ne zbatim te kesaj kontrate, Bashkia i ka kerkuar Presidentit te kompanise Gea Sport, z. Nava, qe ne permbushje te detyrimeve te sjelle propozimet per tre emrat e keshillit mbikqyres te kesaj shoqerie, keshill i cili ka kompetencen per emerimin e administratorit te Klubit, duke i hapur rrugen funksionimit te strukturave ligjore, siç percaktohet ne ligj dhe ne kontraten e bashkepunimit.
Nisur edhe nga nje njoftim i z. Nava, ku njofton se diten e shtune do te vije ne Shqiperi perfaqsuesi i tij z. Alessandro Grigoletto, Bashkia Shkoder eshte ne pritje te realizimit te ketij takimi per te sqaruar kete situate, dhe pas ketij takimi do te kete nje sqarim per opinionin dhe institucionet per veprimet e metejshme.
Theksojme se nga Bashkia Shkoder nuk ka patur asnje pengese ndaj kompanise GeaSport ne lidhje me fillimin e punes ne Klubin Vllaznia duke mbeshtetur stafin teknik qe po punon me perkushtim.Shpresojme ne sqarimin e kesaj situate me perfaqsuesin e GeaSport, dhe vazhdimin normalisht te  punes ne Klubin Vllaznia.

Artikulli paraprakETO’O DREJT WEST HAMIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA, SITUATË KAOTIKE MES “GEA SPORT” DHE BASHKISË