Bashkia Mirditë i akordoi titullin “Mirenjohje” ish-zyrtarit vendor të koperatives së Fanit Hakik Vata.Vlerësimi për Vaten erdhi për kontributin e dhënë në zonen e Fanit dhe për dashurinë e veçantë që ka për Mirditen, ndërsa titulli ju dorëzuar përmes një ceremonie të veçante nga Kryebashkiaku Albert Mëlyshi.
Familjare dhe të pranishem të tjere mes të cileve dhe historiani Mark Paci sollen në vemendje kontributin e Hakik Vates dhe dashurinë e lidhjen që ai vijon të ketë për Mirditen, ku punoi për 5 vite.
Familja Vata nga Kukësi ka një kontribut të jashtëzakonshem edhe gjatë luftes në Kosove, ku kirurgu i njohur i kësaj familje Ylber Vata ju ka ardhur në ndihmë dhjetra ushtarave të UÇK-së të plagosur gjatë luftes në vitin 1998.