Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të quajtur “Ditët e Vullnetarizmit” duke zgjedhur sërish që të pastrojë bregdetin e plazhit të Velipojës.
Drejtoria e shërbimeve sociale, strehimit dhe shëndetit publik pranë bashkisë në kuadër të këtyre ditëve bashkë me nxënës të shkollës së mesme “28 nëntorit” dhe organizata jo fitimprurëse kontribuan në pastrimin e plazhit. Me “Ditët e Vullnetarizmit” synohet nxitja e të rinjve për pastrimin e territorëve të ndryshme. Bashkia Shkodër përveç Velipojës do të zbarkojë edhe në zona të tjera turistike për t’i pastruar. Bashkia Shkodër po zgjedh një formë të re ku përmes vullnetarizmit të mundësojë një sensibilizim për qytetarët por edhe të kontribuojë për pastrimin e zonave turistike.