Përballë temperaturave të ulëta, dhe apelit për ndihmë të vetë komunitetit rom në Shkodër, ka reaguar Bashkia e këtij qyteti.

Shërbimi social i bashkisë së Shkodrës ka shpërndarë ndihma për familjet rome që jetojnë pranë urës së bahcallekut në Shkodër. Sipas përfaqësuesve të Bashkisë Shkodër, këto ndihma vijnë në kuadër të situatës së motit të ftohtë që ka përfshirë Shkodrën.

Sipas të dhënave nga Bashkia Shkodrës, behet me dije se kjo nuk është hera e parë që shpërndahen ndihma për këtë komunitet ndërkohe që pranojnë se këto banore jetojnë në kushte shumë të vështira.

Artikulli paraprak25 VJETORI I FRESSH, RAMA: VOTONI PS
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 12-1 MIQËSOREN ME TË RINJTË U-19