Ishin paralajmëruar prej dy javësh për lirimin e hapësirave pranë pallateve nga kabllot e komapnive të internetit, dhe këtë mëngjes Bashkia Shkodër ka nisur aksionin për lirimin e këtyre hapësirave që krijonin rrezik për banorët e Shkodrës.
Puna ka nisur në Rajonin nr. 1 në zonën e Parrucës, ku pamjet nuk kanë nevojë për shumë komente për gjendjen e krijuar.
Në përgjigje të urdhrit të Bashkisë Shkodër, një pjesë e kompanive kanë qënë bashkëpunues duke qënë prezent edhe gjatë ditës së sotme në këtë aksion, ndërkohë që të gjitha lidhjet e tjera të paligjshme dhe të rrezikshme për banorët janë këputur nga Bashkia e Shkodrës. Ky aksion, synon të garantojë sigurinë për banorët nga kabllo dhe tela që për 32 vite janë një gangrenë e qytetit të Shkodrës. Në Në çdo rast shkelje dhe cënim të hapësirave për banorët e pallateve, Bashkia Shkodër njofton se do të zbatojë ligjin.